Elon Musk dorëzon 30 makinat e para Tesla Model 3

Auto

Elon Musk dorëzon 30 makinat e para Tesla Model 3

Më: 29 korrik 2017 Në ora: 21:10
Elon Musk

Shefi ekzekutiv i Tesla Elon Musk tha ditën e Premte se Modeli 3 ka pasur gjysëm milion rezervime ndërsa u dorëzoi makinat e para 30 blerësve të parë që ishin edhe punonjës të kompanisë.

Musk zbuloi pranë fabrikës së tij makinën 35,000 dollarëshe me një rang prej 350 kilometrash me një të ngarkuar të baterisë e cila përbën distancimin e parë të Tesla si një kompani që prodhon vetëm automjete luksoze.

Musk tha se Tesla kishte prodhuar 50 makina aktualisht ku 20 ishte për qëllime testimi. Gjysëm milion rezervime janë një tjetër indikator që tregon se interesi për makinat elektrike po rriten.

Gjatë muajit Prill kompania kishte 373,000 mijë rezervime. Konsumatorët duhet të parapaguajnë 1,000 dollar plotësisht të rimbursueshme për të bërë porosinë.

Një model me rang më të lartë prej 500 kilometrash do të kushtojë 44,000 dollar. 500,000 makinat të cilat Tesla ka premtuar se do ti prodhojë vitin e ardhshëm janë gjashtë herë më shumë sesa i gjithë prodhimi i kompanisë në 2016-ën.

Nëse kompania prodhon dhe shet 500,000 automjete vitin e ardhshëm, Tesla do të ishte prodhuesi më i madh në SHBA duke lënë pas BMW, Mercedes dhe Lexus. /PCWorld Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat