Bentley sjell edicionin special të modelit luksoz të bazuar në linjat e jahti

Auto

Bentley sjell edicionin special të modelit luksoz të bazuar në linjat e jahti

Më: 30 korrik 2017 Në ora: 21:57
Bentley

Prodhuesi anglez BentlEy, është i njohur për edicione speciale, posaçërisht kur është fjala për më shumë luks.

Kësaj radhe do të lansohet një edicion prej 30 njësive i modelit Continental GT, që është bazuar në një jaht.

Linjat e veturës janë pothuajse të njëjta me lundrat, derisa kombinimi i ngjyrave është bërë me qëllim që të duket si deti.

Pjesa e brendshme nga druri dhe lëkura e shtrenjtë janë të vendosura me shumë kujdes, në mënyrë që të ofrojë edhe komoditet të lartë.

Tashmë dihet se është 4.0-litra V8, por nuk është thënë asnjë fjalë për datën e lansimit apo çmimin që do ta ketë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat