Modeli legjendar Shelby kthehet në prodhim

Auto

Modeli legjendar Shelby kthehet në prodhim

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 22:16
Shelby

Modeli legjendar i garave Shelby GT350R nga viti 1965, do të fillojë serish që të prodhohet me ndihmën e disa njerëzve, të cilët janë meritorë për versionin origjinal të këtij automobili.

GT350R do të kthehet në jetë si prodhim i licencuar i kompanive Ford dhe Shelby, ndërsa atë do ta prodhojë ekipi "Original Venice Crew". 

GT350R është i bazuar në modelin Ford Mustang nga viti 1965 dhe do të ketë motor prej 4.7 litra V8.

Modeli do të ketë disa modifikime të caktuara, të cilat ishin paraparë për modelin origjinal, por atë kohë nuk ishin realizuar për shkak të afateve të shkurtra kohore. 

Prodhimi do të fillojë në vjeshtë dhe automobili do t’i qëndrojë besnik modelit origjinal, si nga ana mekanike dhe dizajnit, përfshirë edhe pamjen e kabinës. GT350R do të prodhohet në seri të limituar prej 36 njësish.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat