Musk prezanton kamionin elektrik Tesla në tetor

Auto

Musk prezanton kamionin elektrik Tesla në tetor

Më: 14 shtator 2017 Në ora: 13:44
Kamionin elektrik Tesla

Njeriu i parë i Tesla, Elon Musk, paralajmëroi se më 26 tetor do të zbulojë kamionin e parë në botë të këtij prodhuesi elektrik të automobilave.

Musk në Twitter ka shkruar se promocioni do të mbahet në Hotorn, Kaliforni, në fabrikën e kompanisë SpaceX.

Kamioni i parë elektrik i Tesla do të ketë autonomi në vozitje ndërmjet 320 dhe 480 km, dhe do të dedikohet për transport të ngarkesave, në distanca ndërmjet 160 deri 320 km.    

Tesla në gusht njoftoi se planifikojë të testojë sistemet e vozitjes autonome në kamionin e vet elektrik në Nevada dhe Kalifornia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat