Toyota përgatit Celica e re?

Auto

Toyota përgatit Celica e re?

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 13:47
Toyota

Toyota është duke përfunduar punën në modelin Supra të freskuar dhe prodhuesi japonez shpejt do të ketë edhe një automobil të ri sportiv nga e kaluara.

Raportet sugjerojnë se Toyota në gamën e saj do të ketë serish Celica e njohur, pasi që kompania japoneze serish formalisht ka ruajtur këtë emër.

Sipas mediave të huaja, ekzistojnë disa opsione për realizimin e  Celica të re.

Njëri nga metodat që modeli me të njëjtin emër serish të dalë në treg, është që Toyota të lansojë një automobil plotësisht të ri, i cili do të ishte model bazik sportiv në programin e  prodhimit të prodhuesit japonez.

Në këtë rast, njëjtë sikur te versionet e kaluara të Celica, edhe ky model do të bazohej në platformën e re  mekanike TNGA.

Toyota tashmë ka bërë me dije se GT86 i ri do të arrijë në vitin 2019 dhe në partneritet me Subaru, me ndihmën e së cilës u krijua gjenerata e parë e modeleve Toyota GT86/Subaru BRZ.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat