McLaren kthehet me një makinë të veçantë

Auto

McLaren kthehet me një makinë të veçantë

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 09:47
McLaren 570GT

McLaren Special Operations (MSO), departamenti që merret me versionet e veçanta të markës britanike të makinave, ka prezantuar një model të ri që ka dalë në treg vetëm në 6 njësi.

Bëhet fjalë për 570GT në ngjyrë të gjelbër, në nder të McLaren F1 XP GT të vitit 1997. 

McLaren 570GT arrin nga 0 në 100 km/h për 3.4 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale deri në 328 km/h.

Secila nga 6 makinat ka një çmim prej 212 000 eurosh dhe janë të rezervuara vetëm për blerës në Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani dhe Holandë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat