Fluturon taksi i parë dron

Auto

Fluturon taksi i parë dron

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 12:18
Taksi i parë dron

Në Dubai është kryer testi i parë i taksit autonom elektrik, me të cilin ky qytet dëshiron të bëhet pionier në fushën e transportit futurist.

Në fluturimin e parë nuk ka pasur udhëtarë, njoftoi Agjencia për komunikacion i Dubait.

Prototipi i parë i taksi-dron është pjesë e kompanisë gjermane dhe mund të fluturojë pandërprerë 30 minuta, me shpejtësi maksimale prej 100 kilometrave në orë dhe të bartë dy udhëtarë.

Dubai planifikon që të integrojë taksitë vetëfluturues në rrjetin e transportit.

Udhëtarët e taksitë mund të rezervojnë dhe të përcjellin udhëtimin e tij përmes aplikacionit në telefonin e mençur.

Autoritetet njoftuan se planifikojnë një periudhë testimi prej pesë vjetësh, për të implementuar të gjitha masat e sigurisë.

Ndryshe, Dubai me 14,9 milionë turistë në vitin 2016, është në mesin e destinacioneve kryesore turistike në Gjirin Persik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat