Partisan One është SUV më bazik në botë që mund të blihet tani - Bota Sot
Partisan One është SUV më bazik në botë që mund të blihet tani

Auto

E premte, 17 nëntor 2017

Partisan One është SUV më bazik në botë që mund të blihet tani

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 06:41
Partisan One

SUV-ët 4x4 si Mercedes G-Wagon e Land Rover Defender e që janë qe një kohë të gjatë me dizajnë të njëjtë, kanë fituar një respekt të madh nga blerësit të cilët kanë nevojë për vetura për terrene të vështira.

Tani është një model i ri në treg.

Prodhuesi gjerman i veturave Partisan Motors mendojnë se me modelin e tyre mund t’i sfidojnë me SUV e tyre të inspiruar në makinat ushtarake, të quajtur Partisan One.

I dizajnuar nga inxhinieri rus Juri Postnikov, ai ka këndet aq të drejta si të ishte bërë nga një amator me vizore.

Partisan One pretendohet se është projektuar në një platformë që e bën atë shumë lehtë të riparueshëm.

Motorin do ta ketë të Fiat, 2.8 litërsh që prodhon 148 kuaj fuqi, ndërsa më vonë thuhet se do të ketë edhe version elektrik të tij.

Partisan One është shumë i madh në përmasa, 4.72 metra i gjatë, 2.30 metra i gjerë e 2.23 metra i lartë, e më vonë pritet një version i tij edhe më i gjatë e që do të ketë 6 goma aktive, 6x6.

Image
Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test