Yamaha me një super makinë sportive

Auto

Yamaha me një super makinë sportive

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 13:50
Yamaha

Yamaha ka njoftuar se do të prezantojë një makinë të re në panairin e makinave në Tokio, i cili mbahet në muajin e ardhshëm.

Kjo makinë do të zbulohet së bashku me 19 modele të tjera në panairin e kësaj kompanie.

Megjithatë do të jetë makina e vetme me katër rrota që do të shfaqet nga prodhuesi japonez, të gjitha të tjerat do të jenë biçikleta të reja elektrike, skuter e motoçikleta.

Yamaha ka shumë eksperiencë në prodhimin e motorëve për makina për prodhues të tjerë, por shumë rrallë prodhon vet makina.

Ky koncept do të jetë makina e parë pas dy vjetësh që do të prezantohet nga Yamaha.

Koncepti Sports Ride është ndërtuar në procesin e prodhimit të quajtur iStream, i cili është i dizajnuar nga Gordon Murrey, njeriu që qëndron pas McLaren F1 e veturave sportive TVR.

Vetura koncept peshon vetëm 750 kilogram, e është e inspiruar në motoçikletat e Yamaha.

Image
Yamaha
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat