“Volkswagen” do të vazhdojë “sulmin” në tregun e SUV-it edhe verën e ardhshme, me një “Polo” që mund të quhet “T-Cross”.
Me një pamje shumë sportive, makina e re do të jetë e lartë dhe më e gjerë, siç tregojnë fotot e “Auto Express”.
Ende nuk janë bërë të ditura detajet e motorit të këtij SUV-i, që do të jetë i disponueshëm me kambio automatike dhe manuale.
“Volkswagen Polo SUV” do të jetë me siguri një konkurrent i fortë për makina si “Nissan Juke” dhe “Citroen C4 Cactus”.