Mësohet data e prezantimit të Audi A7 Sportback

Auto

Mësohet data e prezantimit të Audi A7 Sportback

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 15:18
Audi A7 Sportback

Gjenerata e dytë e limuzinës coupe të Audi do të ketë premierën më 19 tetor.

Pas përshtypjeve në sallonin e veturave në Frankfurt dhe premierave të shumta të mbajtura në këtë metropol gjerman, në prag të auto-salloneve të mëdha të veturave që do të mbahen në Los Anxhelos, prodhuesit po lansojnë njoftimet për serinë e ardhshme të veturave të reja.

Në mesin e tyre gjendet edhe Audi, e cila ka paralajmëruar premierën online të modelit A7 Sportback.

A7 Sportback do të ketë elemente të caktuara të stilit nga koncepti Prologue, ndërsa është krijuar në platformën mekanike MLB Evo, të cilën e ndan me shumë modele të reja, përfshirë Audi Q5 dhe Q7.  

Pritet që gjenerata e dytë e modelit A7 Sportback, pas premierës online për herë të parë do të prezantohet direkt për vizitorë në auto-sallonin në Los Anxhelos, i cili hapet më 1 dhjetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat