Land Rover zbulon detaje të modelit Defender që lansohet gjatë vitit që vjen

Auto

Land Rover zbulon detaje të modelit Defender që lansohet gjatë vitit që vjen

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 23:58
Land Rover

Vitin e kaluar, Land Rover e ka lansuar modelin e fundit të modelit Defender dhe pa humbur kohë, kompania britanike ka njoftuar se makina e re nga kjo linjë e prodhimit, vjen gjatë vitit që vjen dhe pritet të ketë dallime të dukshme.

Pjesa e jashtme do të jetë nga i njëjti material me bazë alumini, ndërsa do të ketë pjesën e përparme, anësore dhe tavanin shumë më të rrafshët.

Nuk janë bërë të ditura detajet, por thuhet se kjo makinë për të gjitha terrenet do të ketë drita LED shumë të fuqishme.

Mundësitë e manovrimit sa më të lehtë dhe niveli i lartë i teknologjisë, pritet të dominojnë në këtë veturë. 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat