Më e shpejtë se tornado: Vetura amerikane me 1.600 kuaj fuqi

Auto

Më e shpejtë se tornado: Vetura amerikane me 1.600 kuaj fuqi

Më: 2 nëntor 2017 Në ora: 13:59
Venom F5

Prodhuesi i vogël amerikan i automobilave sportivë – Hennessey, prezantoi në Las Vegas modelin Venom F5 për të cilin thuhet se është më i shpejtë se sa Bugatti Chiron.

Venom F5 ka pasur premierën botërore të makinave të modifikuara – SEMA, e cila mbahet në Las Vegas.  Kjo veturë është prodhuar me qëllim të jetë modeli më i shpejtë serik në botë. Krijuesit e tij paralajmërojnë shpejtësi maksimale prej 482 km/h. 

Automobili i fuqishëm ka motor 7.4 litra twin-turbo V8 nga alumini, ndërsa peshon 1.338 kg. Prej 0 deri 300 km/h i arrin për më pak se 10 sekonda.

Vetura do të kushtojë 1,6 milion dollarë, dhe nëse merren parasysh edhe opsionet shtesë në vlerë të përgjithshme prej 600.000 dollarësh, disa njësi mund të kushtojnë mbi 2 milionë dollarë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat