Toyota shton fitimin pas uljes së shpenzimeve

Auto

Toyota shton fitimin pas uljes së shpenzimeve

Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 17:44
Toyota

Kompania për prodhimin e veturave japoneze, Toyota ka njoftuar sot për rritjen e fitimit neto në gjysmën e parë të këtij viti.

E gjithë kjo si rezultat i jenit të dobët dhe përpjekjeve për zvogëlimin e shpenzimeve.

Profiti neto i prodhuesit kryesor japonez të automobilave është rritur për 13,2 për qind në 1.070 miliard jenë (9,4 miliardë dollarë) në gjashtë muaj, derisa të hyrat nga shitja janë ngritur për 8,6 për qind në 14.200 miliardë jenë.

Toyota njihet si një nga markat më të mira të veturave në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat