Mercedes tregon linjat elegante të modelit CLS, një javë para prezantimit zyrtar

Auto

Mercedes tregon linjat elegante të modelit CLS, një javë para prezantimit zyrtar

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 21:06
Mercedes CLS

Los Angeles Auto Show që zhvillohet gjatë javës që vjen, do të jetë organizmi ku Mercedes do të prezantojë zyrtarisht modelin CLS.

Për të zgjuar vëmendjen e entuziastëve, kompania ka vendosur që të tregojë linjat elegante të kësaj veture të re, që për një kohë është parë me shtresat për kamuflazh.

Grilli i madh dhe dritat LED me formë të veçantë, bien në sy më së shumti në këtë imazh të errësuar.

Krahas kësaj fotografie, është edhe një tjetër që tregon se niveli i teknologjisë është shumë i lartë dhe shumë funksione kryhen në mënyrë digjitale.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat