Zbulohet pamja e Mercedes CLS i ri

Auto

Zbulohet pamja e Mercedes CLS i ri

Më: 28 nëntor 2017 Në ora: 15:42
Mercedes

Një ditë para premierës zyrtare të brezit të tretë të CLS, në internet kanë rrjedhë fotot e kësaj makine.

Fotografitë e para të publikuara tregojnë një sedan Mercedes coupe që ngjan në Mercedes-AMG GT R.

Pjesa e brendshme e makinës është formuar pjesërisht nën ndikimin e klasës E, panel derë, pamja e timonit, qendra e konsollës, dy ekrane të lidhura.

Detajet teknike do të dihen pas premierës zyrtare të planifikuar për 29 nëntor në panairin e veturave në Los Anxhelos.

Image
Mercedes
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat