Volkswagen prezanton zyrtarisht modelin e ri Polo GTI

Auto

Volkswagen prezanton zyrtarisht modelin e ri Polo GTI

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 06:22
Volkswagen Polo GTI

Para një muaji, Volkswagen kishte shpërndarë një fotografi, ku tregonte një pjesë të modelit Polo GTI që do ta prezantojë brenda pak kohe.

Ashtu siç pritej, prodhuesi gjerman ka sjellë imazhet zyrtare, që e tregojnë nga afër këtë makinë sportive me katër dyer.

Raportohet se e ka motorin nga R5 me 2.0-litra që prodhon 272 kuajfuqi, ndërsa pesha e përgjithshme e veturës është 1,320 kilogramë.

Në këtë mënyrë, kjo VW shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, e arrin për 4,1-sekonda, ndërsa nuk dihet shpejtësia maksimale.

Mësohet se Polo GTI R5 është duke u testuar në asfalt dhe zhavorr, ndërsa del në treg gjatë gjysmës së dytë të vitit që vjen.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat