Me Range Roverin e ri mund të hyni në ujë deri në 1 metër - Bota Sot
Me Range Roverin e ri mund të hyni në ujë deri në 1 metër

Auto

E premte, 21 shtator 2018

Me Range Roverin e ri mund të hyni në ujë deri në 1 metër

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 09:36
Range Rover

Kompania e njohur britanike, Land Rover, ka avancuar dukshëm modelet Range Rover dhe Range Rover Sport për vitin 2019.

Detaji kyç është futja e sistemit hibrid P400e plug-in, për të cilin thuhet se do të mundësojë që vetëm me një mbushje të kalojë rreth 50 kilometra. Kapaciteti i baterisë prej 13.1 kWh mund të mbushet saktësisht për 2 orë e 45 minuta me mbushësin 220V.

Përveç kësaj, të këto modelet Range Rover, madje edhe versioni hibrid do të mund të lëvizin pa problem në ujë në thellësi deri në 1 metër. Edhe pse ndoshta ndonjë pronar i ardhshëm i njërit prej këtyre dy Range Roverëve do të provojë të testojë kufizimet e tyre, sistemi Wade Sensing do të jetë në dispozicion në të gjitha versionet nga viti i ardhshëm.

Range Rover P400e hibrid vjen me motor benzinë 2.0-litër Turbo me 4 cilindra e kapacitet prej 296 kuajfuqi dhe motorit elektrik me 114 kuajfuqi. Në total, ky Range Rover është me kapacitet prej 410 kuajfuqi dhe Land Rover thotë se ky mode shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 6,4 sekonda.

Çmimi i këtij Range Rover P400e hibrid do të jetë rreth 96,000 dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test