“Më thanë t’i qëlloja protestuesit” – rrëfimi i policit që iku nga Mianmari

Azia

“Më thanë t’i qëlloja protestuesit” – rrëfimi i policit që iku nga Mianmari

Më: 10 mars 2021 Në ora: 13:33
Protesta në Mianmar

Oficerët e policisë nga Mianmari i kanë thënë BBC kanë ikur përtej kufirit me Indinë pasi refuzuan të zbatonin urdhrat e ushtrisë që erdhi në krye të pushtetit përmes grushtshtetit muajin e kaluar.

Në disa nga këto intervista, më shumë se dhjetëra dezertorë kanë thënë se ata ikën nga frika mos do të detyroheshin të vrisnin ose dëmtonin civilë.

“Mua më dhanë urdhra për të qëlluar mbi protestuesit. Unë u thashë atyre se s’mundem”.

Për nëntë vjet Naing – emri i të cilit u ndryshua në raportim për sigurinë e tij – shërbeu si polic në Mianmar, i njohur gjithashtu si Burma.

Tani, 27 vjeçari është duke u fshehur në shtetin verilindor indian të Mizoramit, shkruan BBC.

“Unë kisha frikë se do të detyrohesha të vrisja ose dëmtoja njerëz të pafajshëm që protestojnë kundër ushtrisë”, tha një oficer.

“Ne mendojmë se ishte gabim që ushtria të rrëzojë një qeveri të zgjedhur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat