“Varianti indian i Covid”, India nuk duron më, urdhëron mediat sociale të heqin këtë etiketimi

Azia

“Varianti indian i Covid”, India nuk duron më, urdhëron mediat sociale të heqin këtë etiketimi

Më: 22 maj 2021 Në ora: 22:15
Foto ilustrim

BBC shkruan se qeveria e Indisë tha se Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka quajtur variantin si B.1.617 dhe çdo referencë për "varianti indian" është e gabuar.

INDI- Qeveria e Indisë ka udhëzuar kompanitë e mediave sociale të heqin çdo përmbajtje që i referohet “variantit indian” të Covid-19. BBC shkruan se qeveria e Indisë tha se Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka quajtur variantin si B.1.617 dhe çdo referencë për “varianti indian” është e gabuar.

Ndërkohë që termat gjeografikë janë përdorur për të përshkruar një numër variantesh të tjera, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe Brazilin. Por kjo nuk është hera e parë që India bënë këtë lloj veprimi, pasi muajin e kaluar urdhëroi Twitter-in që të hiqte postimet kritike që kanë lidhje me veprimet e Indisë për mbajtur nën kontroll pandeminë.

Vendi është goditur rëndë nga varianti i ri që nga fundi i Marsit dhe tani është i dyti pas SHBA për sa i përket infeksioneve të përgjithshme, në më shumë se 26 milion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat