Ky shtet e bën të detyrueshëm vaksinimin anti-COVID

Azia

Ky shtet e bën të detyrueshëm vaksinimin anti-COVID

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 14:22
Taxhikistan

Në Taxhikistan bëhet i detyrueshëm vaksinimi kundër COVID-19.

Me vendim të Komisionit për Luftën kundër Koronavirusit, për qytetarët mbi 18 vjeç është bërë i detyrueshëm vaksinimi i cili deri më tani në vend bëhej sipas dëshirës.

Po ashtu me vendimin në fjalë është vendosur në zbatim edhe praktika e karantinës 10 ditore për ata që vijnë nga jashtë vendit.

Vendi në muajin mars ka marrë 192 mijë doza të vaksinës Vaxzevria të zhvilluar nga Universiteti i Oxfordit me AstraZeneca dhe 300 mijë doza nga vaksina CoronaVac të zhvilluar nga kompania kineze Sinovac. Po ashtu parashikohet që në vend të mbërrijnë së shpejti edhe 100 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik V.

Fushata e vaksinimit në vend filloi më 22 mars dhe deri më tani vaksinat janë aplikuar tek 280 mijë persona.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë shënuar 21 raste me COVID-19 duke arritur gjithsej në 13.569 raste, ndërsa me 13 të shëruar numri i personave të shëruar ka arritur në 13.346.

Si pasojë e COVID-19 në vend deri më sot kanë vdekur 92 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat