Egjipti bëhet me “kryeqytet” të ri në shkretëtirë, El-Sisi urdhëron qeverinë që të transferohet atje

Azia

Egjipti bëhet me “kryeqytet” të ri në shkretëtirë, El-Sisi urdhëron qeverinë që të transferohet atje

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 09:08
Foto

Planifikohet që të pranojë 6,5 milionë banorë, e kritikët e kanë quajtur “kryeqytetin” e ri si projekt të dështuar – duke konsideruar se paratë e investuara në të, vlerësohet të kapin shumën e rreth 45 miliardë dollarë.

Sipas kritikëve, paratë do të duhej të përdoreshin më mirë për rimëkëmbjen e prodhimtarisë dhe “restaurimin” e Kajros. Por qeveria konsideron që ka nevojë për një qytet të ri që absorbon popullatën në rritje të Kajros që do të dyfishohet në 40 milionë deri më 2050.

Presidenti egjiptian gjithashtu tha se “kryeqyteti” i ri dhe projekti i dytë ka komplekse moderne – duke tërhequr investitorë dhe shpreson se do të hapen vende pune në shtetin me mbi 100 milionë banorë.

Në qytetin e ri administrativ do të jenë presidenca, qeveria, parlamenti dhe ministritë. Është premtuar një park gjigant, aeroport, salla e operës, komplekse sportive dhe 20 ndërtesa të larta dhe njëherit një që do të jetë më e larta në Afrikë – përkatësisht 345 metra e lartë.

E përditshmja Al Ahram shkruan se qeveria kishte planifikuar të barte 52.300 shërbyesit civilë në qytetin e ri gjatë vitit të kaluar, por pandemia e coronavirusit i ndryshoi paksa planet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat