Ish-kryeministri i Malajzisë e fillon dënimin me burg prej 12 vjet

Azia

Ish-kryeministri i Malajzisë e fillon dënimin me burg prej 12 vjet

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 17:06
Najib Razak

Ish-kryeministri i Malajzisë, Najib Razak, është dërguar në burg për të mbajtur dënimin e tij prej 12 vjet, pasi gjykata e lartë refuzoi kërkesën e tij.

Akuzat për 69 vjeçarin lidhen me një skandal korrupsioni që përfshijnë fondin shtetëror të pasurisë.

Ai u dënua në korrik të vitit 2020, por kishte lirim me kusht derisa kërkesa e tij ishte në shqyrtim nga gjykata.

Gjykata gjithashtu hodhi poshtë kërkesën e Najibit për të shtyrë dënimin e tij. Ai ka vazhduar të mohojë çdo keqpërdorim që akuzohet.

Ai u dënua me 12 vjet burg dhe një gjobë prej 46.8 milionë dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat