Indi: Mbi 100 persona të vdekur pas rrëzimit të urës

Azia

Indi: Mbi 100 persona të vdekur pas rrëzimit të urës

Më: 31 tetor 2022 Në ora: 09:28
Njerëzit duke tentuar të ngjiten në urë, pas rrëzimit të saj. Indi, 31 tetor 2022.

Më shumë se 100 persona kanë vdekur si pasojë e rrëzimit të një ure mbi lumë, në perëndim të Indisë, kanë raportuar mediat lokale të hënën.

Aksidenti ka ndodhur në orët e vona të së dielës në Morbi, qytet në rajonin indian Gujarat.

Mediat në Indi kanë thënë se 141 njerëz kanë vdekur dhe 177 kanë shpëtuar, pas rrëzimit të urës, e cila është rinovuar së voni.

Sipas raportimeve në media, numri i të plagosurve ka shkuar në 100.

Disa njerëz janë të zhdukur.

Në kohën e rrëzimit të urës, besohet se mbi 500 njerëz kanë qenë mbi të.

Ura ka qenë e gjatë 232 metra.

Autoritetet kanë thënë se kanë nisur hetimet për këtë rast.

Zyra e kryeministrit indian, Narendra Modi, ka thënë në Twitter se familjet e viktimave do të kompensohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat