India goditet nga cikloni shkatërrimtar, mijëra persona evakuohen

Azia

India goditet nga cikloni shkatërrimtar, mijëra persona evakuohen

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 21:07
India

India po përballet me një valë të fuqishme të motit të keq, pasi cikloni Biparjoy ka nisur të përhapet me shpejtësi në shumë zona.

Erërat e fuqishme dhe shirat shkaktuan dëme në rrugë, njëkohësisht ka pasur shumë përmbytje.

Qeveria e Gujarat ka vendosur të fillojë evakuimin e mijëra personave nga zonat e cënueshme, për t’i dërguar më pas në vende të sigurta deri në qetësimin e situatës.

Nuk kam parë kurrë diçka të tillë më parë . Kjo ka ndodhur për herë të parë këtu në qytetin tonë. Pemët po bien, gjithçka po shkatërrohet”, tha Mukesh Pattni-banor.

Unë jam ulur në dyqan me fëmijët e mi dhe nuk kemi ngrënë asgjë. Jemi shumë të tmerruar. Nuk e di se çfarë na pret. Nuk e di nëse shtëpia ime do të jetë më atje apo jo”, u shpreh Gitaben Lakshman Pattni-banore.

Shkollat ​​janë urdhëruar të mbyllen në gjashtë rrethet bregdetare, më të prekura. Nuk kanë munguar as problemet me energjinë elektrike, pasi ka pasur një dëmtim të rrjetit.

Stuhia arriti një shpejtësi deri në 125 kilometra për orë, e më pas u dobësua gjatë natës. Nga ana tjetër në disa zona ku cikloni tashmë është dobësuar ndjeshëm, punonjësit e emergjencave kanë  nisur punën për pastrimin e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat