Përplasen dy trena, të paktën 13 të vdekur dhe rreth 50 të lënduar në Indi – pamje nga vendi i ngjarjes

Azia

Përplasen dy trena, të paktën 13 të vdekur dhe rreth 50 të lënduar në Indi – pamje nga vendi i ngjarjes

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 08:14
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të paktën 13 persona kanë gjetur vdekjen dhe 50 janë lënduar kur dy trena u përplasën në Indinë juglindore, thanë zyrtarët të hënën.

Sipas mediave të huaja, aksidenti ndodhi të dielën vonë pasi një prej trenave të pasagjerëve kaloi një sinjal midis qyteteve Alamanda dhe Kantakapalle në shtetin Andhra Pradesh.

Një hetim paraprak zbuloi se “gabimi njerëzor” kishte çuar në përplasjen, tha ministria e hekurudhave në një deklaratë.

“Trembëdhjetë pasagjerë janë vrarë dhe 50 të tjerë janë plagosur. Operacionet e shpëtimit po vazhdojnë”, ka thënë një zyrtar i lartë i qeverisë lokale.

Kryeministri indian Narendra Modi tha se kishte folur me ministrin e hekurudhave të vendit për aksidentin “fatkeq”.

“Autoritetet po ofrojnë të gjithë ndihmën e mundshme për të prekurit”, shkroi Modi në mediat sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat