​137 kamionë me ndihma humanitare hyjnë në Gaza

Azia

​137 kamionë me ndihma humanitare hyjnë në Gaza

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 21:39
Foto ilustrim

Gjithsej 137 kamionë me ushqime, ujë, ilaçe dhe mallra të tjera të nevojshme kanë hyrë në Gaza që kur filloi sot armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit.

Kjo është bërë e ditur nga Kombet e Bashkuara, raporton agjencia italiane ANSA.

Ishte kolona më e madhe humanitare që hyri në Gaza që nga fillimi i luftës më 7 tetor, thuhet në një deklaratë nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Çështje Humanitare.

Detaje tjera nuk janë dhënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat