Mossad tërhiqet nga bisedimet e armëpushimit me Hamasin

Azia

Mossad tërhiqet nga bisedimet e armëpushimit me Hamasin

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 15:03

Mossad thotë se një ekip negociator, i cili ishte në Katar, është urdhëruar të kthehet në shtëpi pasi përfunduan pa sukses bisedimet rreth një armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit.

“Për shkak të bllokimit të negociatave dhe pas udhëzimeve të kryeministrit Benjamin Netanyahu, kreu i Mossad-it, David Barnea, urdhëroi të kthehej në shtëpi ekipin negociator që gjendej në Doha”, thuhet në një deklaratë të rrallë të zyrës së kreut të qeverisë izraelite e lëshuar në emër të agjencisë së spiunazhit.

“Grupi terrorist Hamas nuk i përmbushi detyrimet sipas marrëveshjes që përfshinte lirimin e të gjitha grave dhe fëmijëve që ishin në listën e ofruar”, thuhet në deklaratë, raporton timesofisrael.

Kreu i Mossadit falënderon kreun e CIA-s, ministrin e inteligjencës së Egjiptit, kryeministrin e Katarit për partneritetin e tyre dhe përpjekjet e jashtëzakonshme ndërmjetësuese që sollën lirimin e 84 grave dhe fëmijëve, përveç 24 shtetasve të huaj.

Ndryshe, autoritetet izraelite thonë se 136 persona – 114 burra, 20 gra dhe dy fëmijë janë ende pengje.

Shumica dërrmuese e pengjeve, gjegjësisht 125 janë izraelitë. Njëmbëdhjetë janë shtetas të huaj, përfshirë tetë nga Tajlanda. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat