Kishte shkuar për ta verifikuar pasaportën, gruaja nga India qëllohet aksidentalisht me plumb në kokë nga polici që i shkrep revolja

Azia

Kishte shkuar për ta verifikuar pasaportën, gruaja nga India qëllohet aksidentalisht me plumb në kokë nga polici që i shkrep revolja

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 15:45
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një grua 55-vjeçe në Indi është qëlluar aksidentalisht me revole në kokë, nga një polic brenda stacionit policor në Aligarh.

Incidenti është regjistruar nga kamerat e sigurisë, ku shihet momenti rrëqethës kur gruaja qëllohet me plumb në kokë.

Ajo kishte shkuar në stacionin policor për të bërë verifikimin e pasaportës në Aligarh të Uttar  Pradesh. E derisa po priste në sportel, polic shihet duke mbushur revolen e cila në një moment i shkrep aksidentalisht.

E plumbi i shkrepur goditi direkt në kokë gruan e identifikuar si Ishrat e cila u rrëzua menjëherë në dysheme. Pas kësaj ngjarje të tmerrshme, ajo u dërgua me urgjencë në spital.

Mjekët thonë se gjendja e saj shëndetësore është shumë e rëndë, kurse familjarët dhe shoqëria civile po kërkojnë hetim të detajuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat