Ndërpritet shërbimi i internetit dhe komunikimi në Rripin e Gazës

Azia

Ndërpritet shërbimi i internetit dhe komunikimi në Rripin e Gazës

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 21:42
Foto ilustrim

Komunikimet dhe shërbimet e internetit në Rripin e Gazës janë plotësisht të ndërprera.

Kështu njoftuan të martën tre ofrues palestinezë të internetit në deklaratat e postuara në llogaritë e tyre në mediat sociale, shkruan CNN.

“Me keqardhje njoftojmë një ndërprerje të plotë të shërbimeve të telekomunikacionit fiks dhe të internetit me Rripin e dashur të Gazës, për shkak të agresionit të vazhdueshëm.

Ekuipazhet tona teknike po punojnë për të rivendosur shërbimet pavarësisht kushteve të rrezikshme në terren,” thuhet në deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat