Autoriteti Palestinez: Nuk ka siguri në Lindjen e Mesme pa një shtet palestinez

Azia

Autoriteti Palestinez: Nuk ka siguri në Lindjen e Mesme pa një shtet palestinez

Më: 19 janar 2024 Në ora: 10:27
Nabil Abu Rudeineh bën betimin si zëvendëskryeministër dhe ministër i Informacionit për Autoritetin Palestinez

Nuk do të ketë siguri apo stabilitet në Lindjen e Mesme pa krijimin e një shteti të pavarur palestinez, tha të enjten një zëdhënës i presidentit të Autoritetit Palestinez, në përgjigje të hedhjes poshtë të idesë nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Netanyahu tha të enjten se ideja e krijimit të një shteti palestinez do të binte ndesh me sigurinë e Izraelit – vërejtje në kundërshtim me qëndrimin e shumë vendeve, përfshirë Shtetet e Bashkuara, shkruan CNN.

“I gjithë rajoni është në prag të një shpërthimi vullkanik”, tha zëdhënësi i AP-së, Nabil Abu Rudeineh, sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, duke shtuar se vërejtjet e Netanyahut tregojnë se qeveria izraelite është “e vendosur të shtyjë të gjithë rajonin në humnerë”.

Rudeineh pretendoi gjithashtu se ShBA-ja “mbart përgjegjësinë për përkeqësimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon për shkak të paragjykimit dhe mbështetjes së verbër për pushtimin izraelit”.

Presidenti amerikan, Joe Biden ka mbrojtur prej kohësh një zgjidhje me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez. Zyrtarët amerikanë thanë të enjten se nuk do të lejonin refuzimin e dukshëm të Netanyahut për një shtet eventual palestinez që t’i ndalonte ata që të shtynin çështjen me homologët e tyre izraelitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat