Hamasi po studion planin armëpushimit dhe lirimin e pengjeve

Azia

Hamasi po studion planin armëpushimit dhe lirimin e pengjeve

Më: 30 janar 2024 Në ora: 23:52
Foto ilustrim

Udhëheqësi politik i Hamasit, Ismail Haniyeh ka konfirmuar se po studion një propozim të ri për të ndaluar në luftimet në Rripin e Gazës.

Haniyeh deklaroi se grupi ishte ftuar për të diskutuar një kornizë të vendosur nga Izraeli, SHBA-ja, Katari dhe Egjipti, raporton BBC.

Kjo kornizë raportohet se propozon një armëpushim gjashtë-javor, kur më shumë pengje izraelite do të shkëmbeheshin me të burgosur palestinezë.

Haniyeh theksoi se prioritetet e Hamasit ishin një armëpushim i përhershëm dhe një tërheqje e plotë e Izraelit, por kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i përjashtoi ato.

Netanyahu këmbënguli se lufta nuk do të përfundonte derisa të ishte arritur “fitorja totale”, që ai tha se nënkupton eliminimin e Hamasit dhe lirimin e të gjithë pengjeve.

Konflikti midis Izraelit dhe Hamasit filloi më 7 tetor, kur anëtarët e grupit militant sulmuan komunitetet jugore të Izraelit, ku vranë 1,200 persona dhe morën peng 250 të tjerë; ata gjithashtu sulmuan Tel Avivin me raketa.

Si shenjë hakmarrjeje, Izraeli nisi bombardimin e Rripit të Gazës dhe deri më tani thuhet se janë vrarë mbi 25 mijë palestinezë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat