Ministri i Jashtëm i Iranit: Çdo sulm përshkallëzues i Izraelit do të jetë fundi i Netanyahut

Azia

Ministri i Jashtëm i Iranit: Çdo sulm përshkallëzues i Izraelit do të jetë fundi i Netanyahut

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 17:27
Hossein Amirabdollahian

Ministri i Jashtëm i Iranit ka deklaruar se as vendi i tij dhe as Libani nuk kanë kërkuar të zgjerojnë konfliktin në Lindjen e Mesme.

“Irani dhe Libani konfirmojnë se lufta nuk është zgjidhja dhe se ne absolutisht kurrë nuk kemi kërkuar ta zgjerojmë atë”, tha Hossein Amirabdollahian.

Megjithatë, ai kërcënoi se çdo sulm i Izraelit në Liban do të ishte “dita e fundit” e kryeministrit izraelit Netanyahu.

Komentet e tij vijnë në një vizitë në Bejrut, ku ai është zotuar të vazhdojë të mbështesë Hezbollahun dhe u takua me përfaqësues të Hamasit dhe Xhihadit Islamik Palestinez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat