Lindshmëria në Korenë e Jugut në nivelin më të ulët që nga viti 1970

Azia

Lindshmëria në Korenë e Jugut në nivelin më të ulët që nga viti 1970

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 11:06
Foto ilustrim

Numri i të porsalindurve në Korenë e Jugut  në vitin 2023 ishte më i ulëti që nga fillimi i mbledhjes së statistikave për herë të parë në vitin 1970, njoftoi sot Seuli, pavarësisht miliarda eurove të shpenzuara nga qeveria për të rritur lindjet.

“Numri i të porsalindurve në 2023 ishte 230,000, që është 7.7 për qind më pak se në vitin 2022,” thuhet në deklaratë.

Në vitin 2023, numri i të porsalindurve për 1000 banorë, ishte 4.5 krahasuar me 4.9 në vitin 2022, bazuar në të dhënat paraprake.

Seuli ka shpenzuar miliarda euro për të rritur numrin e lindjeve duke ofruar përfitime, shërbime të kujdesit për fëmijët dhe asistencë me trajtimet e infertilitetit. Sipas ekspertëve, lindshmëria e ulët vjen kryesisht si pasojë e rritjes së çmimeve të pronave dhe kostos së lartë të rritjes së fëmijëve, në një shoqëri konkurruese ku është gjithashtu e vështirë të gjesh një punë që paguhet mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat