Hamasi: Netanyahu është pengesë për çdo marrëveshje

Azia

Hamasi: Netanyahu është pengesë për çdo marrëveshje

Më: 12 mars 2024 Në ora: 14:06
Foto ilustrim

Hamasi akuzon kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu se është pengesë për arritjen e një marrëveshjeje.

Lideri i Hamasit, Mohammad Nazzal e bëri këtë deklaratë për al-Jazeera, sipas të cilit ndërmjetësit, Egjipti dhe Katari, po punojnë për të arritur negociatat për një marrëveshje të mundshme mbi pengjet dhe një armëpushim të përkohshëm.

Negociatat nuk janë ndalur. Ditët e fundit ato kanë arritur në një ngërç, por Katari dhe Egjipti po punojnë shumë për të vazhduar,” tha ai.

“Hamasi u përgjigjet ndërmjetësuesve dhe po përpiqet të bashkëpunojë pozitivisht, por Netanyahu është pengesë për çdo marrëveshje. Negociatat nuk do të ndalen derisa Netanyahu të përmbushë kushtet e Hamasit”, shtoi Nazzal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat