Kabuli nuk ka në plan bisedime për paqe me talibanët

Azia

Kabuli nuk ka në plan bisedime për paqe me talibanët

Më: 14 korrik 2016 Në ora: 11:29
Harta e Afganistanit

Zyra e presidentit afgan ka thënë se nuk ka plane për të rinisur bisedimet për paqe me talibanët.

Haroon Chakhansuri, zëdhënës i presidentit Ashraf Ghani, tha se grupi prej katër vendesh, i krijuar për bisedime me përfaqësuesit talibanë, nuk ka planifikuar asnjë takim.

Grupi, i cili përbëhet nga Afganistani, Pakistani, Kina dhe Shtetet e Bashkuara, është takuar pesë herë këtë vit në Kabul dhe Pakistan.

Por, përfaqësuesit talibanë kanë refuzuar të marrin pjesë në ato takime.

Ghani ka akuzuar Islamabadin se strehon udhëheqësit talibanë, akuzë që hidhet poshtë nga zyrtarët pakistanezë.

Chakhansuri tha se Afganistani vazhdon të vuajë nga “grupet terroriste që operojnë nga Pakistani dhe kanë bazë mbështetëse atje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat