Würzburg: Jam ushtar i kalifatit, thotë afgani me thikë në dorë

Azia

Würzburg: Jam ushtar i kalifatit, thotë afgani me thikë në dorë

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 19:23
Riaz Khan Ahmadzai

Mediat gjermane kanë publikuar një video të terroristit afgan, Riaz Khan Ahmadzai (17), që plagosi me sëpatë dhjetëra udhëtarë në trenin e Würzburg, Bajern. Dy prej viktimave janë në gjendje të rëndë për jetën.

“Jam ushtar i kalifatit. Do kryej një sulm nga ku do vdes dëshmor. Koha është tani,” thotë 17 vjeçari afgan, njofton botasot.info. “ISIS është aktiv në Siri, Irak, Libi dhe Jemen, tani do vijë te ju.”

Më pas ai tregon se ndaj parlamentit do jetë sulmi i radhës. Sipas prokurorisë ai nuk ishte dënuar më parë, ndërsa ishte regjistruar si refugjat në Passau.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat