Dyshime për grusht shtet edhe në Kamoboxhia

Azia

Dyshime për grusht shtet edhe në Kamoboxhia

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 10:35
Hun Sen

Ushtria e Kamboxhias është duke hetuar një komplot të dyshuar për grush shtet kundër kryeministrit Hun Sen, ka thënë një zyrtar i ministrisë së mbrotjes.

Kjo situatë vjen në prag të tensionit politik në vend në këtë pjesë të Azisë Juglindore.

Hetimi ushtarak ka pasur në cak një njëri i cili ka njoftuar për planet për të rrëzuar Hun Sen përmes videove në youtube dhe Facebook.

“Autoritetet janë duke hetuar dhe janë në kërkim te tij”, tha Shum Suncheat për Reuters. Ai e ka identifikuar personin me emrin Vichea Som, por nuk ka pranuar të japë detaje të mëtejme.

Lajmi për komplot vjen një ditë pasi një zyrtar i lartë i ShBA-së, përgjegjës për të drejtat e njeriut, ka kërkuar nga rivalët politikë të Kamboxhias për t’iu kthyer negociatave në prag të situatës së përkeqësuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat