Policia moldave përleshet me protestues në përvjetorin e pavarësisë

Azia

Policia moldave përleshet me protestues në përvjetorin e pavarësisë

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 19:20
Policia moldave

Policia në Moldavi ka hedhur gaz lotsjellës drejt protestueve anti-qeveritarë, gjatë një parade të organizuar për të shënuar ditën e pavarëisë të këtij vendi.

Qindra protesutes janë mbledhur sot në sheshin kryesor në Chisinau, kryeqytetin moldav.

Shumica kanë brohoritur “Hajna” dhe “Turp”, përderisa presidenti Nicolae Timofti dhe zyrtarë të tjerë, kanë vendosur kurora me lule në një monument, i cili nderon heroi moldav Stephen i Madh.

Disa qytetarë ishin lejuar që të hynin në shesh, i cili ishte i mbushur me policë.

Në këto përleshje mes policisë dhe protestuesve nuk raportohet për lëndime.

Presidenti Timofti ka thënë më herët gjatë ditës se pavarësia e Moldavisë dhe siguria ishin cenuar nga “prezenca e forcave të huaja ushtarake që ndodhën në territorin e këtij shteti”, duke iu referuar prezencës së 1 mijë trupave paqruajtës të Rusisë në enklavën pro-ruse në Transdniestër në lindje të Moldavisë.

Moldavia ka shpallur pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik më 27 gusht 1991.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat