Tajfuni po afrohet në brigjet e Japonisë, apo zonës ku është centrali bërthamor në Fukushima.
Janë anuluar shumë fluturime, mijëra njerëz janë duke u përgatitur për tu evakuuar nga tajfuni që po afrohet në verilindje të Japonisë.
Sipas të dhënave aktuale, tajfuni do të mbërrijë në brigjet e Japonisë të enjten.
Tokio tha se do të pezullojë çdo aktivitet në centralin e Fukushimës deri të kaloj edhe kërcënimi i katastrofave natyrore.