Pasiguri mbi vazhdimin e armëpushimit në Siri

Azia

Pasiguri mbi vazhdimin e armëpushimit në Siri

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 15:10
Dmitri Peskov

Për Sirinë e hëna është një ditë thelbësore pasi armëpushimi përfundon sot në mbrëmje, ndërsa sipas ushtrisë siriane dhe iniciuesve të saj, Rusia dhe SHBA-ja, që duhet të vendosin nëse ta zgjasin këtë armëpushim pas një fundjave të përgjakshme.

“Situata është shumë e komplikuar”, tha sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, duke refuzuar të japë detaje mbi një zgjatje ose jo të armëpushimit.

Për Moskën, aleati kryesor i regjimit të presidentit Bashar Al Asad, “ushtria siriane është e vetmja palë që respekton armëpushimin”.

“Dhe, kemi pasur këtë incident monstruoz, flas për sulmin ajror të kryer gabimisht sipas Pentagonit mbi pozicionet e ushtrisë siriane. E gjithë kjo vë në rrezik armëpushimin”, theksoi Peskov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat