Irak: Shkarkohet ministri i financave

Azia

Irak: Shkarkohet ministri i financave

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 14:51
Hoshiyar Zebari

Deputetët irakianë kanë votuar për të shkarkuar ministrin e financave Hoshiyar Zebari.

Me shumicë të votave, parlamenti irakian ka shkakruar Zebarin pasi ai muajin e kaluar u morr në pyetje nën akuza për korrupsion dhe keqmenaxhim.

Zebari ka mohuar këto akuza.

Ai u zgjodh ministër i Financave më 2014, pas një karriere të gjatë në krye të Ministrisë së Jashtme të Irakut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat