Kryeministri i Indisë: Do ta izoloj Pakistanin sepse është strehë e terrorizmit

Azia

Kryeministri i Indisë: Do ta izoloj Pakistanin sepse është strehë e terrorizmit

Më: 24 shtator 2016 Në ora: 17:28
Narendra Modi,

 

Kryeminsitri i Indisë, Narendra Modi, ka thënë sot se ai do të punojë për ta izoluar ndërkombëtarisht Pakistanin, të cilin e akuzon se është duke tentuar ta destabilizojë Azinë përmes eksportimit të terrorizmit.

Modi ka thënë gjatë një fjalimi sot se vetëm në katër muajt e fundit, forcat indiane të sigurisë kanë vrarë 110 terroristë të cilin janë futur në vend nga territori i Pakistanit gjatë armëpushimit në Kashmir.

Për më tepër, ai ka thënë se sulmet terroriste në Bangladesh dhe Afganistan janë nxitur nga Pakistani.

Ai e paralajmëroi Pakistanin: “Do të punojmë për t’ju izoluar. Do të punojnë për këtë çështje.”  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat