Një tjetër vogëlush i mbuluar me gjak e pluhur shpalos tmerrin në Aleppo

Azia

Një tjetër vogëlush i mbuluar me gjak e pluhur shpalos tmerrin në Aleppo

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 07:13
Vogëlushi

Pamje që ta copëtojnë zemrën nga skena të betejës siriane në Aleppo, sulmet e fundit ajrore kanë goditur një ndërtesë ku mbetën të vrarë 25 persona.

Një fotografi që po shpalos tmerrin në Aleppo është edhe një djalë i mbuluar nga pluhuri dhe gjaku, ndërsa vëllai i tij më i vogël nuk arriti t’i mbijetonte sulmeve ajrore dhe vdiq.

Pas gjithë atyre përpjekjeve për të arritur armëpushim, kjo lagje ishte në sulme të vazhdueshme  dhe të rrepta ajrore.

Sot Kombet e Bashkuara paralajmëruan se dy milionë njerëz kanë mbetur pa ujë, pas bombardimit të Sirisë.

Djali i vogël sirian që humbi vëllai e tij gjatë sulmeve, shihet në një spital të improvizuar në Aleppo.

Ai shihet që pret tek sa askush nuk merret me lëndimet e tij të rënda, pasi të tjetër po bartnin të plagosur të tjerë nga shpërthimi i përgjakshëm.

Sulmi ndodhi në lagjen Bab-al-Rab, ku vogëlushi jetonte me familjen e tij. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat