Sulmet ajrore të Rusisë dhe Sirisë e kanë goditur sot qytetin Alepo, vetëm disa ditë para takimit të fuqive botërore, ku synohet ripërtritja e armëpushimit në këtë vend të përfshirë nga lufta.
Qyteti Alepo, që është nën kontrollin e kryengritësve, është sulmuar me bombardimet më të ashpra gjatë javëve të fundit, pas shkatërrimit të armëpushimit, të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, muajin e kaluar.
Forcat qeveritare të Sirisë, të mbështetura nga Rusia, po përpiqen ta rimarrin kontrollin në Alepo.
Më se 20 sulme ajrore sot e kanë goditur pjesën lindore të qytetit, me ç’rast janë vrarë 7 civilë, ka thënë Observatori sirian për të drejtat e njeriut, me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren.
Këto sulme u bënë vetëm, disa ditë para takimit të fuqive botërore në Zvicër dhe Britani, për të diskutuar për përfundimin e dhunës në Siri.
Observatori tha dje se prej 19 shtatorit, në pjesën lindore të Alepos, janë vrarë së paku 358 civilë.