Nga bombardimet në Aleppo 14 të vrarë, në mesin e tyre edhe fëmijë

Azia

Nga bombardimet në Aleppo 14 të vrarë, në mesin e tyre edhe fëmijë

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 15:34
Aleppo

14 persona në mesin e të cilëve ka edhe fëmijë, janë vrarë sot nga sulmet ajrore në pjesën lidnore të Alepos, bëjnë të ditur aktivistët sirianë opozitarë.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, bën të ditur se në mesin e të vrarë janë edhe pesë fëmijë.

Ndërsa qendra mediale në Aleppo njofton se janë vrarë 11 anëtarë të një familje ku në mesin e tyre është edhe një foshnje një muaj e gjysmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat