Forcat izraelite vrasin një vajzë palestineze në Bregun e okupuar Perëndimor

Azia

Forcat izraelite vrasin një vajzë palestineze në Bregun e okupuar Perëndimor

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 14:05
Ilustrim

Forcat izraelite e kanë vrarë sot një palestineze 19-vjeçare, për të cilët policia ka thënë se ishte afruar drejt tyre me një thikë në dorë, në një pikë kontrolluese në Bregun e okupuar Perëndimor.

Zëdhënësi i policisë izraelite ka thënë se ajo është qëlluar për vdekje pasi që nuk i ka përfillur urdhrat e policisë për t’u ndalur.

Gjatë vitit të fundit, palestinezët, shumica e të cilëve kanë vepruar të vetëm dhe duke përdorur armë rudimentare, kanë vrarë të paktën 35 izraelitë dhe dy turistë amerikanë, kryesisht në sulme që janë kryer në rrugë.

Ndërkohë, të paktën 222 palestinezë janë vrarë në incidente të dhunës në Bregun Perëndimor, Jerusalemin Lindor dhe Rripin e Gazës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat