Militantët e IS-it mund të ikin nga Mosuli në Siri

Azia

Militantët e IS-it mund të ikin nga Mosuli në Siri

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 15:14
Baza ushtarake Qayyarah, 60 kilometra në jug të Mosulit

Shefi i stafit të përgjithshëm të ushtrisë ruse, ka shprehur shqetësim lidhur me mundësinë që militantët e Shtetit Islamik (IS), mund të largohen nga qyteti irakian i Mosulit për në Siri.

“Është thelbësore që terroristët të mos ndiqen nga një shtet në një shtet tjetër por të shkatërrohen në vend”, ka thnë Valery Gerasimov, përmes një deklarate për media.

Gerasimov ka thënë se ushtria ruse është duke përdorur sistemin nga ajri, përfshirë edhe dronët për “të monitoruar situatën në zonën e Mosulit”.

Forcat irakiane dhe luftëtarët kurdë, të mbështetura nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, kanë nisur ofenzivën për çlirimin e Mosulit të hënën. Ata kanë marrë nën kontroll nga IS-i një sërë fshatrash përreth Mosulit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat