Arrihet një armëpushim treditor në Jemen

Azia

Arrihet një armëpushim treditor në Jemen

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 10:38
ilustrim

Rreth mesnate ka hyrë në fuqi armëpushimi treditor në Jemen, raporton Anadolu Agency (AA).

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) më herët njoftoi se më 19 nëntor në ora 23:59 do të ndalen luftimet dhe do të hyjë në fuqi një armëpushim 72 orësh i cili përveç ndalimit të gjakderdhjes do të mundësojë edhe dërgimin e ndihmave humanitare shumë të nevojshme në Jemen.

Nga palët ndërluftuese është kërkuar që të mbajnë premtimet e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat