Carter arriti në Irak për bisedime lidhur me ofensivën në Mosul

Azia

Carter arriti në Irak për bisedime lidhur me ofensivën në Mosul

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 10:32
Pamje gjatë luftimeve të forcave speciale irakiane kundër militantëve të Shtetit Islamik në pjesën lindore të Mosulit

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Ashton Carter, ka arritur në Irak për takime me komandantët amerikanë dhe për shqyrtimin e progresit në ofensivën gjashtëditëshe për rimarrjen e qytetit verior Mosul, nga grupi ekstremist, Shteti Islamik.

Gjatë vizitës së tij të paparalajmëruar sot në Bagdad, zoti Carter do të takohet me kryeministrin irakian, Haider al-Abadi, për të diskutuar për operacionin Mosul, që ka filluar më 17 tetor.

Kjo vizitë po bëhet pas takimeve të zotit Carter me liderët e Turqisë në Ankara, para dy ditësh, kur ai pat shpallur se ekziston “një marrëveshje parimore” për Turqinë, që të luaj rol në betejën për rimarrjen e Mosulit.

Kjo është vizita e tretë e zyrtarit të lartë amerikan në Irak këtë vit dhe po bëhet një ditë pasi një ushtar amerikan është vrarë nga jë pajisje e improvizuar eksploduese në pjesën veriore të Irakut.

Ky ushtar ishte në mesin e 100 pjesëtarëve të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, që janë së bashku me forcat irakiane dhe kurde, për të ndihmuar në udhëzimin e sulmeve ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, në mbështetje të ofensivës ushtarake të prirë nga Iraku për rimarrjen e Mosulit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat